BallinaBota

Mbrojtje ligjore për Pfizer dhe Moderna në SHBA, nuk mund t’i padisësh nëse vaksina të shkakton probleme të rënda

Nëse keni probleme, apo efekte anësore të rënda për shkak të vaksinës kundër koronavirusit, atëherë, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të padisësh kompaninë prodhuese.

Në një lajm të publikuar nga rrjeti amerikan CNBC thuhet se qeveria federale i ka garantuar imunitet të plotë dy kompanive, Pfizer dhe Moderna, nëse diçka shkon keq me vaksinën në mënyrë të paqëllimshme.

“Është shumë e rrallë që imuniteti i plotë të miratohet”, tha juristi Rogge Dunn për CNBC. “Kompanitë farmaceutike normalisht nuk marrin kaq shumë mbrojtje ligjore”.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

CNBC thotë gjithashtu se shtetasit amerikanë nuk mund të padisin as shtetin, më saktë Administratën e Ushqimeve dhe Ilaçeve, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Masa ligjore është miratuar që në shkurt nga Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar, duke u bazuar në një ligj të vitit 2005, ku u sigurohet imunitet kompanive që shpërndajnë mjekime kritike, mjekime kritike, përveç rasteve ku ka shkelje apo gabime të qëllimshme.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Por sipas juristit Dunn, kjo ka ardhur pasi ishte vetë qeveria që i ka kërkuar kompanive të punojnë në kushte emergjente. “Kur qeveria thotë që e do vaksinën katër apo pesë herë më shpejt sesa bëhet normalisht një vaksinë, atëherë me shumë gjasa kompanitë kanë kërkuar që të kenë mbrojtje nga paditë miliona dollarëshe”, tha Dunn.

Rruga Press

YouTube player