BallinaLajme

Arrest shtëpie për gjyqtaren Margjeka

Arrest shtëpie për gjyqtaren Margjeka

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme në nëntor  ndryshoi masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, ndërsa tani ka kthyer arrestin në shtëpi sërish.

Margjeka akuzohet për korrupsion për lehtësimin e masës së sigurisë për një të akuzuar.

Lexo më shumë  Publikohet raporti i PE për Shqipërinë/ PS pengoi arrestin e Ballukut, Brukseli: Ndjekje penale dhe dënime përfundimtare për korrupsionin në nivele të larta

Margjeka e konsideroi vendimin e gjykatës si politik duke argumentuar se po hakmerren ndaj saj për shkak të vendimit kundër kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako.

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar  masën e sigurisë në 1 dhjetor edhe për bashkëshortin e gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Arben Cara u la në arrest shtëpie. Ai ndodhej në paraburgim pasi gjykata vendosi më herët arrest me burg.

Lexo më shumë  SPAK-u godet fort qeverinë Rama, del e-maili për vilën e Ballukut në Dhërmi: "Zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6. Në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuç"
YouTube player