Lajme

Mbrohej nga Orbani – Peter Magyar do e deportojë Gruevskin: Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtarë

Kryeministri në ardhje i Hungarisë, Peter Magyar ka paralajmëruar deportimin e ish- kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Në një konferencë shtypi, Magyar u pyet nga gazetarët për dy ish-ministra polakë, të kërkuar për korrupsion nga qeveria e re e Polonisë, por që kanë gjetur strehim dhe kanë marrë azil në Hungari.

Ai tha se ata, përfshirë edhe Gruevskin nuk do të qëndrojnë gjatë në Hungari.

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë

“Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtarë. Kjo vlen jo vetëm për ish-ministrat polakë, por edhe për Nikolla Gruevskin. Në fund të fundit ai është ish- kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kriminel i kërkuar”, – tha Magyar.

Gruevski, i njohur për politikat e tij antishqiptare, është në arrati që nga viti 2018, kur pas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Tank” u dënua me 2 vjet burg. Gruevski mori azil në Hungari në bazë të pohimeve se ishte përndjekur politikisht.

Lexo më shumë  Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

Në vitin 2019, Hungaria zyrtarisht e refuzoi kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim. 

Rruga Press

YouTube player