Lajme

Mbretëria e Bashkuar sanksionon kompaninë serbe për bashkëpunim me Rusinë

Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione kompanisë serbe Avio Chem, një prej 46 kompanive dhe individëve që furnizonte dhe financonte Rusinë në luftë ndaj Ukrainës.

“AVIO CHEM, është një kompani serbe e cila ka dërguar dërgesa të shumta të pjesëve të avionëve dhe aksesorëve te subjektet ruse”, njofton Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar godet furnizuesit ushtarakë që mbështesin makinën e luftës ruse.

Mbretëria e Bashkuar shpall 46 sanksione të reja që synojnë individë dhe grupe që furnizojnë dhe financojnë makinën e luftës të Putinit.

Kjo përfshin bizneset në Bjellorusi, Kinë, Serbi, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistan, të cilët vazhdojnë të mbështesin pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Rusia.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Duke përfshirë entitete që operojnë në Kinë, Serbi dhe Uzbekistan, Mbretëria e Bashkuar tani ka ndërmarrë veprime kundër mbi 30 subjekteve të vendeve të treta që mbështesin përpjekjet e Rusisë për luftë. Kjo sinjalizon qasjen pa tolerancë të MB ndaj atyre që mundësojnë luftën e paligjshme të Rusisë, kudo që të jenë.

Furnizuesit e huaj ushtarakë që eksportojnë pajisje dhe pjesë në Rusi janë në mesin e dhjetëra individëve dhe grupeve të sanksionuar sot për të shënjestruar ata që ndihmojnë makinën luftarake të Putinit.

Prodhuesit rusë të armëve dhe importuesit e mbrojtjes ishin gjithashtu në listën e 46 sanksioneve të reja të vendosura, si dhe 3 aktorë që mbështesin rrjetin e Grupit Wagner dhe 4 operatorë të anijeve të ashtuquajtura “flota hije” të përdorura nga Rusia për të zbutur goditjen e sanksioneve të lidhura me naftën. imponuar nga MB së bashku me partnerët e G7.

Lexo më shumë  534 shkencëtarë nga 32 vende/ Peticion ndërkombëtar shkencor për ruajtjen e deltës së Vjosës

Serbia është i vetmi vend që ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Njoftimi i plotë e gjeni në linkun më poshtë:

https://www.gov.uk/government/news/uk-hits-military-suppliers-propping-up-russias-war-machine?fbclid=IwAR2uFpRnMyy4ySimcm35xVq99Wv7PS9hkRJRW9yl27e-h8PWg1S5LIqNAjw

YouTube player