Lajme

Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për zbatim sa më të shpejtë të Deklaratës për të Zhdukurit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar që Deklarata për të Zhdukurit e miratuar më 2 maj në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, të zbatohet sa më shpejt.

Pas vizitës së realizuar të enjten në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, Abbott, ka thënë se familjarët e personave të pagjetur dhe shoqëria do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse palët nisin zbatimin e saj.

“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur. Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur. Familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij angazhimi vetëm nëse qeveritë e zbatojnë atë. Ndaj bëj thirrje për implikimin e shpejtë të saj”, ka shkruar ai në Twitter.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Deklarata për të Zhdukurit është miratuar këtë javë në Bruksel. Ajo përmban termin “të zhdukur me forcë” kur u referohet të pagjeturve. Kosova ka insistuar në termin “të zhdukur me dhunë”, por Serbia ka kundërshtuar, pasi ka theksuar se kjo, pastaj, do të krijonte pasoja juridike për këtë shtet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *