Opinion/Aktualitet

Mbi fjalimin “historik” të Edi Ramës dhe histerinë e tij prej avokati të Serbisë së Vuçiqit

Edi Rama: “…nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur fjala për sanksionet; nuk duam të përfundojmë në një situatë, ku ta hedhim Serbinë në krahët e Vladimi Putinit…”

Shkruan Dr Sadri Ramabaja

Pikrisht në ditën kur Komisioni i BE-së publikoi raportin mbi progresin dhe ngecjet në vendet e Ballkanit Perendimor, me ç’rast prezantoi paketën e zgjerimit, e cila përfshin një pasqyrë të përparimit në të gjitha vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, kryeministri Edi Rama ju drejtua me një falim “historik” përfaqësuesve të shteteve anëtarë në Këshillin e Europës.

“Në rrethanat aktuale gjeopolitike, Serbia duhet të rrisë përputhjen e saj me politikën e jashtme evropiane, duke përfshirë deklaratat dhe sanksionet kundër Rusisë”, tha komisioneri Varhelyi, duke paraqitur një raport mbi zgjerimin dhe përparimin e vendeve kandidatë dhe kandidatëve potencialë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Pikërisht në këtë ditë Edi Rama me një vonesë prej disa vitesh, në Këshillin e Europës, erdhi e pohoi një varg të vërtetash në raport me Gjykatën Speciale, që me votat e deputetëve të Parlamentit tonë u bë arena ku do të pretendohet të gjykohet epoka më e lavdishme e këtij krahu të Shqipërisë, që sot njihet si entitet politik me emrin Republika e Kosovës.

Natyrisht deputetët e KE nuk mund t’i parashtronin pyetjen se prëse ai dhe ish miku I tij HTH në vitin 2015 ishin angazhuar me tërë qenien për krijimin e kësaj Gjykate. Këtë duhet t’ia kujtojmë ne që angazhoheshim e demonstronim atbotë kundër votimit të turpshëm që po bëhej në Parlamentin e Kosovës.

Në fjalimin e sotëm plot retorik e patos kombëtar, që thënë të drejtën ai din ta përdorë edhe në momente kur nuk I shkon, ai sa nuk I dha epitetin e trashëgimtarit të Gjergj Kastriotit “sivëllait të tij” që ndodhet sot në Hagë, duke harruar krejtësisht të tjerët që janë atje dhe mbi të gjitha dëmin e imazhit të UÇK-së, si një nga kryevlerat tona, që do t’ia bëjë pikërisht kjo Gjykatë nëse ne si Komb nuk dimë e nuk koordinohemi ta mbrojmë sa e si duhet.
Prandaj as sponzori kryesor iasaj GJ.S, që për ironi të fatit, është tashmë viktima e parë e saj, e as Edi Rama si ish mbështetës shumë i madhë në procesin e krijimit të saj, duket se nuk e mbrojnë dot UÇK e lavdishme.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

Por, ku e ka burimin i gjithë ky impenjim i Edi Ramës për mbrojtjen e H.TH?
A mund të ketë informacione se përplasjet e pritshme në sferën e interesave strategjike rreth Ballkanit Perendimor mund ta largonë nga skena politike, ashtu siç ishte vepruar me sivëllain e tij, kur po bëhej gadi të dakordohej me aneksimin e veriut të Kosovës Serbisë në emrë të korrigjimit të kufijve?
Apo, mos vallë, hallin e ka tek skenarët e SPAKU-t që tashmë pritet të vihen në jetë, gjithmon në pritje që ata të jenë në dobi të çlirimit të Shqipërisë nga kjo klasë politike kaq e papërgjegjshme, ku bën pjesë edhe ai vet.

Nga fjalimi në KE dhe prgjigjet që ju dha përfaqësuesve të shteteve anëtarë të këtij Forumi të lartë politik të Europës, shkëputa këto deklarata të kryeminsitrit Edi Rama, që fshehin djallin në detaje:

  1. “Shqipëria… vijon të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj përfshi Serbin, e cila jo shumë kohë më parë, konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm në nismpn tonë strategjike të Ballkanit të Hapur…” [4:04]
  2. “Nisma jonë e re Ballkani i Hapur është një përpjekje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat e Procesit të ngrirë të Berlinit, pa asnjë vonesë, pa asnjë ngurrim, në një mënyrë që pasqyron vullnetin dhe vendosmërinë tonë. [6:5…]
  3. “…Procesi i Berlinit nuk mund të zbatohet pa Ballkanin e Hapur.” [1:08.21]
  4. “…Kur flas për Ballkanin, nëqoftëse shikon stabilitetin e solidaritetin në mbarë Europën, e shikoni që Ballkani është zona më e brishtë. Gjithashtu ky është rasti edhe kur sheh qëndrimin që ka ndërmar agresioni ndaj Ukrainës sot, sepse brenda Ballkanit ka hapësira ku Vladimir Vladimiroviq ka një ndikim të caktuar: në Republikën Serbska, në Serbi në një shkallë të caktuar. Gjithashtu edhe pjesë tjera, në vendet tjera. I vetmi përjashtim këtu është Shqipëria dhe Kosova. Pse? Sepse në Shqipëri dhe në Kosovë Rusia nuk ka asnjë ndikim. Kjo është situata, ne e dimë që ka mosdakordësi të thella me Serbinë dhe natyrisht edhe pse presidenti iSerbisë është miku im, do të vazhdoj ta them këtu, siç e kam thënë edhe në organizmat tjerë të skenës ndërkombëtare, që fakti është që, nuk duhet të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur fjala për sanksionet. Së pari, Serbia nuk ju mbijeton dot sanksioneve, dhe së dyti, na duhet të tregohemi të kujdeshëm, sepse nuk duam të përfundojmë në një situatë, ku ta hedhim Serbinë në krahët e Vladimi Putinit, se ka njerëz që e admiirojnë atë dhe nuk duan ta hedhim tutje Serbin, duke egzagjeruar me trysninë e sanksionev…” [1:21:51]
Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Pasi dëgjova këta pasues të fjalimit të krymenistrit Edi Rama në Këshillin e Europës, nuk kam se si të mos parashtroj pandehmën time në raport me nuancat e tij [përfshirë edhe përgjigjet në debat], duke parashtruar këtë pyetje publikisht: Kujt i shërben më shumë fjala e km Rama në KE?!
Shqipërisë dhe shqiptarëve apo Serbisë?!

Edi Rama në një linjë me një lagje të mirë të politikanëve europian e trajton Vuçiqin si partner të mirë në ndërtimin e Ballkanit të Hapur. Ai shkon në marrëzinë e tij tutje: ia përballë publikisht Berlinit këtë nismë ruso-serbe Procesit të Berlinit, duke e kushtëzuar këtë të fundit me ecjen përpara të Ballkanit të Hapur?!

Ndërkaq kulmin e histerisë së tij e arrinë me ripërsëritjen që bëri edhe në KE, si një avokat i shkelqyeshëm i Serbisë, që Perendimi nuk na u dashka
“ të ushtrojmë trysni të skajshme mbi Serbinë kur fjala për sanksionet”!

Edi Rama përmes fjalimit që e lexoi dhe demonstroi me jo pak elegancë e retorikë të kriposur me emocione, që sipas tij na qenkërka konceptuar si mbrojtje e lloit të vet për UÇK-në, por që në realitet më shumë ishte një avokati për ish mikun e tij H.TH, tek ju përgjigjej pyetjeve të përfaqësuesve të shteteve anëtarë të KE, harroi përmbajtjen e fjalimit dhe kaloi në rolin e avokatit të Serbisë! Prandaj fjalimi i tij “historik” u mbyt në histerinë e tij prej avokati të Serbisë së Vuçiqit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *