Opinion/Aktualitet

“Hashim Thaçi, pretekst për retorikë”- Artan Fuga komenton fjalimin e Ramës në Këshillin e Evropës: Iu fut detit në këmbë! Zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët!

Profesori dhe akademiku, Artan Fuga ka komentuar situatën e krijuar një ditë më parë në Këshillin e Evropës, ku kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim tejet kritik. Sipas Fugës, “nuk u kuptua se përse kryeministri gjeti rastin t’i hynte detit këmbë duke i fyer dhe i sulmuar kot më kot”.

Fuga në reagimin e tij në Facebook thekson se Hashim Thaçi ishte në fjalimin e Ramës si  prektekst për retorikë.

Komenti i Artan Fuges

Zihen atllarët, shkelmat i hanë gomarët!

Mirë kryeministri i Shqipërisë nuk u kuptua se përse gjeti rastin t’i hynte detit në këmbë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, duke i fyer dhe i sulmuar kot më kot!

Cfarë do të sillte të mirë kjo gjë për ish luftëtarët e Kosovës që duhet thënë se mbahen kot në burg kur mund të hetohen në gjendje të lirë!

E rëndoi edhe më shumë gjendjen e tyre, e politizoi, çka do të ketë pasoja ndofta mbi ta! Nuk ka kanale diplomatike Shqipëria për t’i ndihmuar ata, por duhen fjalime të gjata me retorika për të treguar sa të zotët jemi! Ja plasim Evropës bam si Isa Boletini që vajti te kryeministri anglez a ku di unë se ku me dy kobure në brez, njërën e dorëzoi tjetrën e fshehu poshtë setrës! Hashim Thaçi m’u duk në atë fjalim si pretekst për retorikë i shkreti!

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Po mirë, i yni, hajde mo, atë eksperiencë dhe traditë të venies së botës në grykë të topit kemi, por ata grekër, rumunë, bullgarë a ku di unë çfarë ishin, pse gjyqin e Shqipërisë dhe të politikës së jashtme të Shqipërisë do të bënin aty?

Mos duan që Shqipëria të prishi marrëdhëniet diplomatike, si me Iranin, edhe me Turqinë? Cfarë dreqin donin? Kjo është detyra e tyre? Atyre nuk u duhej dhënë përgjigje fare jo të hyhej në debate të provokuara kot e më kot!

Kurse anullimi darkës sepse kryeministri i Shqipërisë u soll jo konform sipas etikës së tyre ishte thela mbi bishtin! Po pse o diplomaci është kjo? E ç’lidhje ka të hash darkë me atë që nuk ndan mendimet si ty, që edhe mbaso nuk të pëlqen!

M’u dukën si vjehrra e një shokut tim që nga që u zemërua me nënën e këtij djalit, pra me krushkën e vet, nuk i erdhi në datëlindjen e gocës, pra të mbesës së vet!

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

O pika thuaj!

Ore mos ka ndikuar kovidi në kësi gjykimesh!

Gjithsesi kjo ngjarje, e rastit, prej budallikut, apo e provokuar, nuk e përjashtoj fare, ishte një dështim fatal diplomatik, i dyanshëm, një mungesë përgjegjësie për fatet e Evropës dhe të integrimit evropian të Shqipërisë, çka nëpër parlamente ndodh, sepse edhe ka amatorë, për të mos thënë që ishte për ta shtyrë edhe më shumë Shqipërinë larg Evropës, nga Mesdheu drejt oqeanëve pa busull!

Mirë që e pamë dhe e dëgjuam me sytë tona se kur raportojnë gazetarë që aty, o Zot, në vend të rrëfejnë, bëjnë interpretime, japin gjykime, bëjnë urrrraaaa!

Nuk dua t’a besoj, por nuk kam si mos e them që duhet mbajtur në kujtesë!

Si shumë po përsëriten incidentet, me Iranin, me Rusinë, me Kosovën, me Bullgarinë, me Evropën e Bashkuar, me Italinë, dhe tani na edhe me Këshillin e Evropës!

Shqipëria ka nevojë në politikën e jashtme të ndjekë akset e saj, por t’i ulë tonet një çikë, se prodhojumë zhurma më shumë se Zvicra, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Suedia, të marra sëbashku, kot fare!

Zihen atllarët, por shkelmat i hanë gomarët!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *