BotaUncategorized

Mbi 3 mijë vetura janë regjistruar në RKS, të cilat më parë kanë pasur targat ilegale serbe.

Mbi 3 mijë e 200 vetura janë regjistruar në RKS, të cilat më parë kanë pasur targat ilegale serbe.

Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut bëri të ditur që nga 1 nëntori e deri më sot janë 3 mijë e 259 automjete të regjistruara me targa RKS.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zgjasë afatin për regjistrimin e automjeteve deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Qeveria e Kosovës më 30 tetor kishte vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Rruga Press

YouTube player