Bota

Mbi 1 mln njerëz në protestë, qeveria franceze s’tërhiqet nga vendimi për pensionet

Ministri i Punës i Francës, Oliver Disop tha sot se “nuk ka negociata” për rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç, e cila është planifikuar nga qeveria franceze.

“Nëse nuk shkojmë në 64, sistemi i pensioneve nuk do të jetë në ekuilibër”, tha Dissop për televizionin France 2.

Ministri i Punës iu referua edhe protestave masive të djeshme kundër reformës së pensioneve në Francë, kur mbi një milion njerëz dolën në rrugë.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon dy rafineri ruse dhe portin e Detit Baltik

“Mobilizimi ka qenë i madh, që do të thotë se duhet të vazhdojmë t’ua shpjegojmë qytetarëve reformën e pensioneve”, përfundoi Disop.

Sondazhet e opinionit publik tregojnë se shumica e popullsisë franceze kundërshton reformën e pensioneve të propozuar nga presidenti Emmanuel Macron dhe qeveria franceze.

Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se në protestat e djeshme morën pjesë gjithsej 1.27 milionë qytetarë. Liderët e sindikatave franceze paralajmëruan protesta të reja për 7 dhe 11 shkurt në konferencën e përbashkët të djeshme për shtyp.

Lexo më shumë  Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *