Mbështetja jonë ndaj SHBA-së nuk është konjukturale, sepse është ekzistenciale
Nga Hysamedin Feraj
1. Duhet falenderuar z. Escobar për ripohimin e sigurisë që SHBA i ofrojnë Kosovës përballë hyrjes ushtarake të Serbisë në Kosovë.
2. Do të ishte siguri e mirëfilltë nëse ofrohet po ashtu përballë hyrjes paqësore, nëpërmjet Zajednicës, “e lehtësuar nga ndërmjetësimi i BE–së”.
3. Sepse, sido që të hyjë Serbia, rezultati është i njëjtë: kalimi i veriut të Kosovës (dhe i gjithë funksionimit të shtetit) nën kontrollon e Serbisë.
4. Besoj shumë se SHBA mund ta ruajnë pavarësinë dhe përcaktimin e tyre për marrëveshjen që ka në qendër njohjen reciproke.
5. Besoj fuqishëm se SHBA i përmbahen atij përcaktimi të vet sovran përballë presionit serb, dhe miqëve europian të Serbisë, për kthimin e SHBA-ve te qëndrimet e ish Presidentit Trump dhe praktikat e të dërguarit të tij Grenell.
6. Vullneti i popullit tonë dihet: përcaktimi gjeopolitik kundër kthimit të Ballkanit në republikë serbo-ruse është i palëkundur, sepse është ekzistencial.
7. Në këtë drejtim mbështetja jonë ndaj SHBA-ve, aq sa mundemi dhe aq sa dimë, nuk është as nuk do të jetë konjunkturale, sepse është ekzistenciale.
Rruga Press