Lajme

Mbështetja e qytetarëve për blerjen e pajisjeve shtëpiake, kryeministri Kurti: Program kursimtar për buxhetin familjar (VIDEO)

Ka nisur lansimi i thirrjes publike nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se që nga sot do të fillojë lansimi publik.

Në fjalimin e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kjo përveçse do të mundësojë uljen e kostove financare, do ta bëjë edhe reduktimin e emetimit të gazrave serrë.

“Në vendin tonë intensiteti energjetik është tri herë më i lartë se sa shtetet anëtare të BE-së, ky numër duhet të ulet dukshëm andaj fokusi nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, por edhe në rritjen e eficiencës së energjisë. Përveç që ndikon në uljen e kostove financare, ndikon në reduktimin e emetimit të gazrave serrë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Ai ka thënë se programi i efiçienës përveç që ndikon në aspektin ambiental, është edhe kursimtar për buxhetin familjar.

“Përmes masave tona kemi mbështetur mbi 9 mijë familje, duke ua subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente në ngrohje. Për herë të parë në vendin tonë u kemi dhënë përkrahje nënave vetushqyese”, ka theksuar ai.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

Ministrja Rizvanolli tha se me zëvendësimin e pajisjeve joefiçiente me ato efiçiente, mund te kursehet energji deri në 40 për qind.

“Po lansojmë dy thirrjet e para, ndërsa me të tjerat do të vazhdojmë në javët në vijim. Me zëvendësimin e pajisjeve joefiçiente në ato efiçiente kursimet mund të arrijnë deri në 40%. Mbështetja e qytetarëve është një nga prioritetet e qeverisë dhe këtë tanimë e kemi dëshmuar me hapa konkret. BE është një ndër partnerët tanë kyç në këtë sektor”, theksoi ministrja Rizvanolli.

Rruga Press

YouTube player