Lajme

Dëshmia e ish-anëtarit të UÇK-së të arrestuar në Tiranë: Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?

Dritan Goxhaj, ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale gjatë dëshmisë në Gjykatën e Apelit të Tiranës tha se nuk kishte kryer asnjë krim.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha Goxhaj para togave të zeza.

Lexo më shumë  KFOR: Një grup i ushtarëve britanikë ka mbërritur në Kosovë për stërvitje 45-ditore

Goxhajt është arrestuar më 31 korrik 2023, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka lënë në “arrest në burg”.

Ndaj Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai pritet të ekstradohet në javët në vijim për në Republikën e Kosovës. Por për të kundërshtuar këtë vendim dje para ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, është zhvilluar protesta e radhës në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së.

Lexo më shumë  Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat tjera

Rruga Press

YouTube player