KryesoreLajme

Mbërrin në Kosovë kontigjenti i ri i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it

Një kontigjent i trupave gjermane ka mbërritur në Kosovë.

Mirëseardhje atyre iu dëshiroj komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash.

“Ardhja e një kontigjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal,” tha ai.

“Ai i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme. drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, theksoi komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këta ushtarakë do të vendosen në Komandën Rajonale të Lindjes.

Rruga Press

YouTube player