Bota

Marrëveshja – Deri kur mund të zgjasë gazi në Evropë?

Marrëveshja e Bashkimit Evropian për gazin mund të zgjasë përgjatë dimrit nëse Rusia ndalon furnizimin e kontinentit me gaz.

“Marrëveshja e rënë dakord mes vendeve të Bashkimit Evropian për të frenuar përdorimin e gazit duhet të sjellë mjaftueshëm kursime gazi për të zgjatur gjatë një dimri mesatar, ” kështu është shprehur të  martën shefja e energjisë së  bllokut Kadri Simson.

Lexo më shumë  “Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

“Llogaritjet tona fillestare tregojnë se edhe nëse të gjitha përjashtimet do të përdoreshin plotësisht, ne do të arrinim një reduktim të kërkesës që do të na ndihmonte të kalonim të sigurt një dimër,” tha zonja Simson në një konferencë shtypi.

Deklarata vjen pasi Bashkimit Evropian miratuan një plan emergjence për të frenuar kërkesën e tyre për gaz të martën, ndërsa përgatiten për reduktime të mëtejshme të furnizimeve nga ana e rusëve.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ka njoftuar tashmë se do të kufizojë furnizimet në BE përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në 20% të kapacitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *