Lajme

“Enver Zymberi ishte nisur me dy euro në veri”, rrëfimi emocional i babait të tij të ndjerë

26 korriku është data në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit.

Por rënies së tij heroike i paraprin një situatë emocionale, para nisjes së tij nga shtëpia.

Babai i tij tashmë i ndjerë, Muharrem Zymberi, kishte rrëfyer për emisionin “Dokun n’Klan” momentet kur Enveri e ka marrë urdhrin për t’u nisur në aksionin që mëtonte shtrirjen e sovranitetit shtetëror në pjesën e banuar me serbë.

“Kur e thirrën rahmetliun, qatëherë kah në 4 ora, me radiolidhje, ishim në katun. Ai në korridor veç endej dhe pike duhan. Ma qelë derën ngadalë e po më thotë, a je zgjuar? Thash, po vallah, zgjuar, çka ka bre babë? Vallah po më thirrin atje, se qashtu është gjendja”, kishte rrëfyer Muharrem Zymberi në dokumentarin “Dialog (për) Ngjitës” të gazetarit Haris Ademi.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Situata ekonomike e familjes, sipas Zymberit, kishte qenë e rëndë atëbotë. I ati rrëfente se djali i tij ishte nisur me dy euro në veri, teksa me vete ia kishte dhënë disa vezë të ziera, pasi nuk kishte ngrënë fare bukë.

“E dëgjoja në radiolidhje që i thoshin, Enver rri deri të vijmë na të marrim, mos u nis. Atij nuk iu pritke, jo po vonohem. Shkoi e thirri kushëririn e vetë, i tha me më çu në Vushtrri, po as nuk kish hëngër, as nuk kish pi. Po e veti, o djalë, a ke hëngër, a ke pi? Tha, po, po, kam pi. E nja 3-4 vezë ia dhashë me i zi, se ku me ditë qysh vjen puna. Për që mos me ma lanë, i mopri vezët i ziu. Tani dy euro ja kam dhanë në xhep se s’kam pasë, e kishim gjendjen ashtu, me qato u shku u nisë”.

Lexo më shumë  Sekretari i të majtës italiane: I kujtoj Ramës se Italia është vend demokratik

Muharrem Zymberi, babai i heroit të ndjerë, ka ndërruar jetë vitin e kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *