Bota

Mariupoli si Bucha, trupat nëpër rrugë: Shkonin për dokumente, vriteshin me snajper

Pamjet nga Mariupoli, me trupat e më shumë se 20 civilëve të vrarë që dergjen nëpër rrugë, risollën në kujtesë tmerret qytezës së Buchas, që nxitën thirrjet për të hetuar Rusinë për krime lufte në vendin e saj fqinj.

Imazhet nga Mariupoli vijnë në kohën kur Kombet e Bashkuara konfirmuan se po verifikojnë qindra pretendime për vrasje civilësh gjatë pushtimit të paprovokuar rus.

Qyteti ka qenë prej javësh të tëra skenë luftimesh të përgjakshme mes forcave ruse e atyre ukrainase.

BBC konfirmoi lokacionet ku u gjetën trupat në Mariupol, të cilët ndodhën ne rrugën Boika. Sipas të intervistuarve, disa viktimat po shkonin të merrnin dokumentet e punës e janë vrarë nga snajperë, që shënjestronin ata të cilët kalonin në rrugë.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Më herët, zyrtarët ukrainas thanë se pamjet satelitore nga një zonë pranë Mariupolit me grumbuj dheu, treguan se ka varreza të reja masive. Lufta nuk tregoi shenja zbutjeje të premten, pasi Rusia goditi objektiva në lindje të Ukrainës në një ofensivë të re për të marrë qendrën industriale të vendit.

Në Gjenevë, zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha që ka prova se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

“Forcat e armatosura ruse kanë goditur me granata dhe bombarduar pa dallim zonat e populluara, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar spitale, shkolla dhe infrastrukturë tjetër civile, veprime që mund të përbëjnë krime lufte,” tha Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në një telefonatë të premten i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin që të angazhohet drejtpërdrejt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë.

Michel bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse dhe për një kalim të sigurt për civilët që kërkojnë të largohen nga qytetet e rrethuara si Mariupoli.

Putini reagoi duke thënë se do të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me homologun Zelensky vetëm nëse diskutimet e vazhdueshme midis dy vendeve japin rezultate konkrete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *