Bota

Fshati ukrainas pa kishë, nuk feston dot Pashkët

Një kishë në fshatin ukrainas Lukashivka nuk do të mbajë meshën e Pashkëve Ortodokse të dielën pasi u dëmtua rëndë në luftën e vazhdueshme me Rusinë.

Brenda kishës ka ngelur vetëm një kryq metalik, tulla të copëtuara dhe gurë të nxirë.

Sipas banorëve, ushtarët rus, përdorën kishën për ruajtjen e municioneve, ku forcat ukrainase hodhën grenata për t’i detyruar rusët të largoheshin.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Një banore e moshuar, Valentina Ivanivna, u shpreh se ndjente keqardhje për këtë mizori të shkaktuar nga lufta.

“Është një keqardhje e madhe”, tha Ivanivna.

Banorët shtuan se kisha në Lukashivka, i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe viteve më të ashpra të Bashkimit Sovjetik, një kohë kur autoritetet i hoqën asaj ikonat fetare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *