KryesoreLajme

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Maqedonci bëri të ditur se në fillim të takimit ka pranuar urime nga ambasadori turk për rezultatin e zgjedhjeve. Në vijim të bisedimeve, fokusi ishte te bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike.

Lexo më shumë  Hetimet për mbetjet toksike/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë së Durrësit: E papranueshme! Nuk ka transparencë

“Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit. Në Kosovë pritet që së shpejti të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve ‘Made in Kosova’ përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE,” ka shkruar Maqedonci në njoftimin e tij.

Turqia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

Lexo më shumë  Serbia vazhdon të shkel marrëveshjet e ndërkombëtarët heshtin, Brnabiç: Kërkesa e Kosovës për t’u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE-së

Rruga Press

YouTube player