KryesoreLajme

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Maqedonci bëri të ditur se në fillim të takimit ka pranuar urime nga ambasadori turk për rezultatin e zgjedhjeve. Në vijim të bisedimeve, fokusi ishte te bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit në kontekstin e situatës aktuale gjeopolitike.

Lexo më shumë  Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Lawton: ShBA-ja e përkushtuar për integritetin territorial të Kosovës

“Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit. Në Kosovë pritet që së shpejti të ndërtohet fabrika e municionit dhe dronëve ‘Made in Kosova’ përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE,” ka shkruar Maqedonci në njoftimin e tij.

Turqia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe bashkëpunimi mes dy vendeve pritet të thellohet edhe më tej në periudhën e ardhshme.

Lexo më shumë  Kurti thirrje liderëve politikë: Jemi kaq afër zgjidhjes për presidentin saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë

Rruga Press

YouTube player