Lajme

Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.

Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkowitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

Lexo më shumë  Abrashi: Ligji për Specialen asnjëherë në rrezik, i ka 90 vota, presidenti nuk i ka 80 vota

“Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi. Ministri Maqedonci i uroi nënkolonel Palkowitsch suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për kontributin e dhënë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë.

Lexo më shumë  “Rama autokrat! Dorëhiqu!”/ Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen sërish sot para Kryeministrisë

Rruga Press

YouTube player