Bota

Maqedonci pret shefen e operacioneve në NATO: Trupat serbe përreth kufirit me Kosovën, kërcënim për Ballkanin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë këtij takimi Viehen e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Gjatë takimit gjithashtu u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka deklaruar Maqedonci.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Tutje ministri i Mbrojtjes tha se do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen e të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Sipas tij, trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që janë ndërmarrë në përmbushjen e synimeve.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Raportohet se Viehe shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën.

Rruga Press

YouTube player