Lajme

Maqedonci pret në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Gjermanisë, e dekoron me “Medalje për shërbim të shquar”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Franz Jozef Nolte.

Kështu bëri të ditur ministria, përmes një postimi në Facebook.

Me këtë rast, për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, përmes realizimit të planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë dhe thellimit të bashkëpunimit me këtë shtet, Maqedonci e dekoroi me “Medalje për shërbim të shquar”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

“Ministri i uroi suksese nënkolonelit Nolte, në detyrën e tij të re, ashtu si dhe pasuesit të tij, nënkolonel Oliver Palkoëisch, i cili është atasheu i parë rezident në Kosovë, i emëruar nga Republika Federale e Gjermanisë”.

Rruga Press

YouTube player