KryesoreLajme

Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB), që u zhvillua në Budapest të Hungarisë.

Me këtë rast, ministri rikonfirmoi edhe një herë orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO dhe kërkoi përkrahjen e vendeve pjesëmarrëse në këtë format, për realizimin e këtyre aspiratave të vendit tonë, për të na mundësuar dhënien e kontributit më të madh për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.

Lexo më shumë  Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd

Në adresimin e tij, ministri Maqedonci ritheksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës në luftën e saj të drejtë për ruajtjen e sovranitetit dhe mbrojtjen e integritetit territorial, ndërsa njëkohësisht i informoi të pranishmit për kontributin e vendit në mbështetje të Ukrainës, konform kapaciteteve dhe resurseve të vendit tonë.

Gjithashtu, ministri Maqedonci theksoi faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 Shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar për aktin e kryer.

Lexo më shumë  Protestat kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze kritika BE: Shqiptarët kërkojnë që Bashkimi Evropian të jetë më i ashpër ndaj qeverisë, dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve duhet komentuar me kritikë
YouTube player