Lajme

Maqedonci: FSK përfundoi me sukses trajnimin me mortaja 81mm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë (R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se trajnimi është realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Davos me homologun lituanez, diskuton për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë

“Trajnimi i realizuar në bashkëpunim me ushtrinë turke kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmërisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë”, ka shkruar Maqedonci.

Ndërkaq, sipas njoftimit të FSK-së, në ceremoninë përmbyllëse, komandanti i kontingjentit turk kolonel Sabri Gökhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Lexo më shumë  Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ndërsa komandanti i R3K, nënkolonel Ilir Beqiri ka falënderuar kontingjentin turk për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në  trajnime dhe bashkëpunime tjera të përbashkëta.

Rruga Press

YouTube player