Lajme

Manifestimet pro ruse, BE konsideron ndalimin e grupeve të ekstremit të djathtë në Ballkan

Rritja e rrezikut nga grupet e ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor ka tërhequr vëmendjen e Bashkimit Europian.

Radio Evropa e Lirë raporton se në një dokument të brendshëm të unionit, përmendetet mundësia e ndikimit të Rusisë mbi këto grupe. Gjithashtu, edhe mundësia e ndalimit të disa prej tyre, por nuk sqarohet nëse kjo nënkupton ndalimin e veprimtarisë së këtyre grupeve, apo të hyrjes së pjesëtarëve në territorin e BE-së.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Kryesisht, fokusi është tek organizatorët dhe mbështetësit e manifestimeve pro Rusisë dhe kundër NATO-s në Rajon. Megjithatë, kërcënimi kryesor për sigurinë në Ballkanin Perëndimor vlerësohet të jetë ekstremizmi islamik, riintegrimi i luftëtarëve që kthehen nga Lindja e Mesme, si dhe grupet e lidhur ngushtë me Rusinë, që konsiderohen dhe si grupe të krishtera ortodokse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *