Art & Kulturë

Makbethi hap sezonin e ri në ‘La Scala’, premiera me muzikë të Verdit rikthen emocionet në teatrin e operas

Për herë të parë edhe pse jemi në mes të pandemisë  shtëpia e mirënjohur e  Operas  në Itali ‘La Scala’ nis shfaqjet me emocione dhe spektakël.

Në skenën e famshme ngjitet vepra e Uilliam Shekspir, Makbeth  shoqëruar me notat muzikore të Giuseppe Verdi. Sezoni i ri nis me plot shpresë edhe pse spektatorët duhet t’u nënshtrohen masave strikte anti-COVID.

Protagonistë të premierës janë sopranoja Anna Netrebka, tenorët Francesco Meli,  Ildar Abdrazakov, baritoni Luca Salsi, drejtuar nga maestro Riccardo Chailly dhe Davide Livermore.

Kjo është “premiera” e 70-të në La Scala, e cila u ndoq edhe nga presidenti italian Sergio Mattarella nga llozha mbretërore.

Piazza Duomo dhe Piazza della Scala u blinduan nga policia , për shkak të frikës së protestave nga sindikatat dhe demonstruesit kundër vaksinave./euro/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *