Lajme

Kompania e Martin Shkrelit do të paguajë 40 milionë dollarë pasi rriti çmimet e ilaçeve me 4000%

Një kompani amerikane e udhëhequr dikur nga shqiptari Martin Shkreli do të paguajë deri 40 milionë dollarë për të zgjidhur çështjen gjyqësore pasi ngriti çmimin e një ilaçi jetëshpëtues për rreth 4000 përqind, ka njoftuar Komisioni Federal i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, “Vyera Pharmaceuticals” dhe kompania amë “Phoenixus”, janë marrë vesh për të zgjidhur çështjen e akuzave të shitjes së monopolizuar të ilaçit “Daraprim”. Ilaçi përdoret për të trajtuar një infeksion që mund të jetë vdekjeprurës për njerëzit me HIV ose probleme tjera imunitare dhe mund t’u shkaktojë telashe serioze fëmijëve e shtatzënave.

Lexo më shumë  “Arnat” e radhës për rrugën Tiranë-Durrës në nisje të sezonit turistik

“Vyera” ngriti çmimin e ilaçit nga 17.5 dollarë në 750 dollarë, pasi mori të drejtën ekskluzive të shitjes më 2015.

Atëkohë, themeluesi i kompanisë, Shkreli pati thënë se ky “është investim shumë i mirë për të gjithë ne”.

Ngritja e çmimit bëri që shumë pak njerëz të mund të paguajnë për ilaç dhe çoi në polemika e deri në seanca kongresi.

Kompania qe paditur nga Komisioni Federal në shtatë shtete në SHBA. Kompania akuzohej për ngritje të çmimit e shkelje të masave anti-konkurrencë.

Lexo më shumë  Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë

Zgjidhja me marrëveshje kërkon që kompania të paguajë deri 40 milionë dollarë si lehtësim për 10 vjet për konsumatorët që dyshohet se janë zhgënjyer nga veprimet e kompanisë dhe çmimi i ilaçit do të ulet në çmim të prodhimit.

Marrëveshja megjithatë s’e ndal ndjekjen ndaj Shkrelit që akuzohet për këtë skemë. Aktualisht ai po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim për mashtrim para se të hynte në industri farmaceutike./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *