Art & Kulturë

Maestroja Gerhard Richter dënon luftën në Ukrainë: “Putini po gënjen”

Gerhard Richter, i cili konsiderohet si njëri ndër artistët më të rëndësishëm bashkëkohor në botë, e ka cilësuar luftën në Ukrainë si “kriminale”.

“Ata thanë: ‘Ne nuk jemi duke bërë luftë, ata janë duke e vrarë vetveten’”, ka thënë Richter, duke shtuar se “Putini është duke gënjyer”.

Është veçanërisht shqetësuese ë Putini thotë se nuk është duke bërë luftë fare dhe se fajëson Ukrainën për viktimat civile, ka thënë artisti 90-vjeçar për agjencinë e lajmeve DPA.

Richter, i cili jeton në Köln, dhuroi pesë posterë të pikturave të tij të famshme me qirinj, në një format ekstra të madh në “Kunst hilft Geben” (Arti ndihmon për të dhënë), një organizatë jofitimprurëse në Köln. Punimet e ndryshme të Richterit variojnë nga ato të vajit në pëlhurë deri te fotografitë e mbipikturuara.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Ai i shënjon këta posterë të veçantë me ditën kur ka filluar lufta – 24 shkurt, 2022.

Ai ka thënë se imazhet e qirinjve mund të shihen si “një simbol i shpresës dhe ngushëllimit”.

“Gjithmonë mund të kesh shpresë”, ka thënë artisti gjerman, duke shtuar se fatkeqësisht, për momentin, ai nuk mund ta imagjinojë një përfundim të shpejtë të luftës.

Sipas Dirk Kästel, iniciator dhe kryetar i bordit në “Art Helps Give”, posterët e Richterit vlerësohen të kenë një vlerë prej të paktën 30.000 eurosh (32.500 dollarë) secila. Të ardhurat nga shitjet janë të destinuara për refugjatët nga Ukraina, si dhe për viktimat e luftës në vend. Kästel ka thënë se organizata e tij, ndër të tjera, u dërgon atyre ilaçe dhe ushqime. “Ne gjithashtu ofrojmë ndihmë në rajonin kufitar të Ukrainës me ndihmën e partnerëve tanë të bashkëpunimit”.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Richter nuk është i vetmi kontribuues në fushatën e kësaj organizate: 44 artistë tashmë kanë dhuruar 108 vepra arti për këtë kauzë, duke përfshirë Rosemarie Trockel, Benjamin Katz, Sabine Moritz, Jonathan Meese dhe Thomas Baumgärtel. Disa nga veprat e artit do të shiten në ankand nga Van Ham në Köln, ndërsa të tjerat do të shiten online në www.kunst-hilft-geben.de.

Përktheu: Mirjetë Sadiku

Image

Richter, i cili jeton në Köln, dhuroi pesë vepra nga seria e tij e famshme me qirinj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *