BotaKryesore

Macroni dhe Putini do flasin përsëri; këtë radhë pa tavolina gjigande në mes

Kremlini ka konfirmuar se lideri rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të flasin me telefon të dielën; kështu citon “The Guardian” agjencinë e lajmeve TASS.

Ky komunikim vjen pas disa takimesh me liderë botërorë që ka zhvilluar këtë javë Vladimir Putin. Ndër këto takime, më herët ishte edhe ai mes Putinit dhe Macronit, ku vëmendje të veçantë mori tavolina e madhe e takimit dhe distanca e çuditshme mes liderëve që u bë objekt komentimi.

Lexo më shumë  Vendimi i Parlamentit Evropian: Surrogacia konsiderohet si shfrytëzim dhe trafikim i qenieve njerëzore

Përpjekjet diplimatike të Perëndimit po vijojnë për të parandaluar një përshkallëzim të situatës dhe një luftë të mundshme, për të cilën SHBA thotë se është e bindur që mund të ndodhë brenda ditësh.

Ndërkohë, këtë të shtunë të 19 shkurtit, në dy rajonet ‘e nxehta’ për të cilat kanë konflikt Rusia dhe Ukraina, Donetsk and Luhansk, udhëheqësit separatistë kanë bërë thirrje për mobilizim të plotë ushtarak.

Ishte Denis Pushilin, kreu i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin e Donetskut, që doli me një deklaratë fillimisht të shtunën duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave ushtarake dhe i ka kërkuar rezervistëve që të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.

Lexo më shumë  SHBA: Disa njësi të ushtrisë izraelite kanë shkelur të drejtat e njeriut

Kjo u pasua nga thirrja e një udhëheqësi të dytë separatist, Leonid Pasechnik i Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhansk (LNR) që tha se ka nënshkruar gjithashtu një dekret që bën thirrje për një mobilizim të plotë ushtarak, sipas Reuters.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *