BotaKryesore

Macroni i bën thirrje Putinit që të mos njohë pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të mos e njohë pavarësinë” e rajoneve separatiste ukrainase të Donetskut dhe Luhanskut.

“Ne mbetemi vigjilentë dhe i kërkojmë Putinit të mos ndjekë kërkesën e Dumës”, – tha një zëdhënës i Élysée Palace.

Forcat ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia kanë qenë në konflikt në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk në kufi me Rusinë, një zonë e njohur si Donbas, që nga viti 2014.

Lexo më shumë  Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Duma e Shtetit, dhoma e ulët e Rusisë, miratoi një projekt-ligj të martën duke i kërkuar Putinit të konsideronte njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si sovrane dhe të pavarura.

“Presidenti rus tha se ishte një nismë parlamentare që ai nuk e ka miratuar”, – shtoi zëdhënësi.

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia “ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se mbetet e përkushtuar ndaj paketës së masave të Minskut dhe se Rusia është në favor të zbatimit të të gjithë planit të Minskut, sa me shpejt te jete e mundur.”

Rruga Press

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *