Lajme

Çudia me pagat e inceneratorëve

Arenc Myrtezani është paguar 900 mijë lekë në muajin janar si drejtor i inceneratorit të Fierit por përpara Komisionit Hetimor ai u çudit kur dëgjoi këtë shifër.

“Seriozisht është rroga ime 9 milionë lekë aty? Shkoni te banka dhe konfirmoni rrogën time”, tha Myrtezani.

Në listën e muajit janar ai ka këtë rrogë e cila është më e larta në këtë kompani.

Lexo më shumë  Osmani takon Greenfield, flasin për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Ndërsa në listën e muajit prill paga e tij ka pësuar një ulje drastike nga 900 mijë në 233 mijë lekë.

Në debatin me kryetaren e komisionit, Myrtezani ka marrë për bazë pagën e muajit prill.

Edhe në këtë muaj ai rezulton të jetë më i paguar se presidenti i kompanisë Loran Dusha i cili ka një pagë prej 230 mijë lekësh.

Lexo më shumë  Shkarkimi i Escobarit, Bugajski: Koha që ShBA-ja të emërojë një të dërguar të pakorruptuar

Punëtorët e tjerë të kompanisë që zotëron inceneratorin kanë një pagë normale si në kompanitë e tjera në Shqipëri.

Pagat jonormale ekzistojnë vetëm në inceneratorin e Fierit pasi në Tiranë, Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit të kryeqytetit ka një page prej 139 mijë lekësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *