BotaKryesore

Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Franca ka marrë vendimin për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Njoftimi u bë publik nga vetë lideri francez përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës”, shkroi ai në Facebook.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Macron shtoi se njoftimi zyrtar do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në muajin shtator.

Ai theksoi urgjencën për të ndalur konfliktin në Rripin e Gazës dhe për të mbrojtur civilët. “Paqja është e mundur”, deklaroi ai.

Sipas tij, është e domosdoshme të arrihet menjëherë një armëpushim, të lirohen të gjitha pengjet dhe të sigurohet ndihmë humanitare e madhe për popullsinë në Gaza.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Gjithashtu, ai kërkoi çmilitarizimin e Hamasit, sigurimin dhe rindërtimin e rajonit.

YouTube player