BotaKryesore

Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se Franca ka marrë vendimin për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Njoftimi u bë publik nga vetë lideri francez përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Duke qëndruar besnike ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Afërt, kam vendosur që Franca ta njohë shtetin e Palestinës”, shkroi ai në Facebook.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Macron shtoi se njoftimi zyrtar do të bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet në muajin shtator.

Ai theksoi urgjencën për të ndalur konfliktin në Rripin e Gazës dhe për të mbrojtur civilët. “Paqja është e mundur”, deklaroi ai.

Sipas tij, është e domosdoshme të arrihet menjëherë një armëpushim, të lirohen të gjitha pengjet dhe të sigurohet ndihmë humanitare e madhe për popullsinë në Gaza.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Gjithashtu, ai kërkoi çmilitarizimin e Hamasit, sigurimin dhe rindërtimin e rajonit.

YouTube player