LVV kërkon anëtarin e tretë në KQZ, Alim Rama i drejtohet me letër Presidentes Osmani
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, i është drejtuar me letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e këtij subjekti politik.
Sipas Ramës, kjo kërkesë vjen pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për mospranimin e kërkesës së Presidentes lidhur me vlerësimin e konfliktit të kompetencave kushtetuese, sipas nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (rasti KO81/26).
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se vullneti politik i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duhet të reflektohet edhe në përbërjen e KQZ-së.
“Parimi themelor është se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet. Prandaj, kërkojmë që të respektohet ky parim dhe rrjedhimisht vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Rama ka bërë të ditur se letra e plotë drejtuar Presidentes Osmani është publikuar, duke dhënë detaje të mëtejme mbi kërkesën e LVV-së për përfaqësim shtesë në institucionin përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në vend.




Rruga Press

