Bota

Luftë kundër mercenarëve, ukrainasit zmbrapsin sulmet e grupit ‘Wagner’

Autoritetet ukrainase konfirmuan ditën e hënë se ushtria vendase kishte zmbrapsur sulmet e vazhdueshme të grupit të mercenarëve rusë “Wagner” në Bakhmut dhe qytete të tjera.

Burime të cituara nga gazeta britanike “The Guardian” deklaruan se, armiku kishte bërë një tjetër tentativë të dëshpëruar për të sulmuar qytetin Soledar nga drejtime të ndryshme, duke aktivizuar njësitë elitë të kompanisë së mercenarëve.

Gjithashtu, autoritetet mohuan deklaratat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes se rreth 600 trupa ukrainase kishin mbetur të vrara në një sulm me raketë ndaj një qyteti lindor.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

Qeveria ruse deklaroi se raketat kishin goditur dy konvikte studentësh në Kramatorsk, në veri-perëndim të Bakhmutit, ku strehohen përkohësisht 1.300 trupa ukrainas.

Por sipas autoriteteve vendase, raketa shpërtheu jashtë ndërtesës dhe dëmtoi vetëm disa klasa.

Ndërkohë, po gjatë së hënës, 2 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë një vajzë të vogël, pasi një raketë ruse goditi tregun e një fshati në rajonin veri-lindor të Kharkivit.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Raketa shkaktoi gjithashtu dëme materiale, duke shembur disa ndërtesa përreth. Sipas zyrtarëve ukrainas, shumë njerëz mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Ndërkohë, pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania po konsideron mundësinë e furnizimit të Ukrainës me tanket e saj “Challenger 2”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *