Lajme

“Dy muajt e ardhshëm, kritikë”- Albin Kurti thirrje qytetarëve: Kurseni energjinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një video-mesazh të përbashkët, kanë paralajmëruar se dy muajt e ardhshëm do të jenë kritikë në përballje me krizën energjitike.

Kurti ka thënë se për furnizim të rregullt e me çmime të përballueshme është i nevojshëm kursimi i energjisë elektrike.

“Dua t’ju rikujtoj që dy muajt që kemi para nesh janë kritik në përballje me krizën energjetike. Prandaj për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj e të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje dhe inkurajoj që ta vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Ai u ka thënë qytetarëve që nëse kanë mënyra të tjera të ngrohjes, përveç energjisë elektrike, t’i shfrytëzojnë ato dhe se Qeveria do të vijojë të bëjë gjithçka për të ju lehtësuar përballjen me krizën energjetike.

“Të dashur qytetarë, për të ju ndihmuar në përballje me krizën energjetike kemi ndarë mbi 95 milionë euro. Qe nga muaji shkurt kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë juve. Kemi paguar mbi 52 milionë euro për familje dhe mbi 37 milionë euro për biznese, për faturat e periudhës shkurt-dhjetor 2022. Që nga muaji shtator kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje që kanë kursyer energjinë dhe që nga tetori kemi subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje për mbi 8 mijë familje”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *