Bota

Luftë diplomatike Gjermani-Rusi, Moska i përgjigjet dëbimit të dy diplomatëve nga Berlini

Qeveria ruse urdhëroi të hënën dy diplomatë gjermanë të largohen nga vendi, si përgjigje ndaj dëbimit të dy diplomatëve të saj, pasi një gjykatë gjermane fajësoi Moskën për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian me etni çeçene dy vjet më parë.

Kremlini e ka hedhur poshtë verdiktin e gjykatës dhe Ministria ruse e Jashtme thirri ambasadorin gjerman të hënën për ta informuar mbi dëbimin e diplomatëve, lëvizje që u cilësua një “përgjigje simetrike ndaj vendimit armiqësor të qeverisë gjermane”.

Lexo më shumë  Ushtarët izraelitë përdorin sulme seksuale për të dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Më herët, ministrja e Jashtme gjermane e cilësoi vrasjen një “krim shtetëror”.

“Kjo vrasje, e kryer për llogari të një shteti, sikurse u konfirmua nga gjykata, përbën një shkelje të ligjit gjerman dhe sovranitetit të Republikës Federale Gjermane”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Nga ana e saj, Ministria e Jashtme gjermane e cilësoi lëvizjen e Rusisë si “tërësisht të pabazë” dhe saktësoi se dëbimi i dy diplomatëve rusë javën e kaluar ishte një vendim në përputhje me verdiktin e gjykatës së Berlinit.

Lexo më shumë  Zelensky për Witkoff dhe Kushner: Është mungesë respekti të shkosh në Moskë dhe të mos vish në Kiev

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *