Bota

Luftanija ruse kalon në ujërat daneze

Një anije luftarake ruse ka kaluar dy herë ujërat territoriale daneze në veri të ishullit Bornholm në Detin Baltik, ku po zhvillohej një festival demokracie ku morën pjesë ligjvënës të lartë dhe biznesmenë, raportoi të shtunën The Guardian.

Danimarka e quajti veprimin, një provokim të papranueshëm.

Luftanija ruse hyri në ujërat daneze pa autorizim të premten dy herë, thanë forcat e armatosura në një deklaratë. Anija luftarake u largua pasi marina daneze vendosi kontakt me radio.

Lexo më shumë  BE-OKB: Izraeli të sanksionohet, tmerri duhet të marrë fund

“Një provokim rus thellësisht i papërgjegjshëm dhe krejtësisht i papranueshëm”, tha ministri i jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, në Twitter.

Festivali vjetor ndiqet nga zyrtarë të lartë të qeverisë, duke përfshirë Kofod dhe kryeministren, Mette Frederiksen.

“Metodat e ngacmimit nuk funksionojnë kundër Danimarkës”, tha Kofod, duke shtuar se ambasadori rus ishte thirrur.

Megjithatë, nuk kishte pasur asnjë kërcënim të menjëhershëm për festivalin ose Bornholmin, tha ministri danez i mbrojtjes, Morten Bødskov.

Lexo më shumë  Ministri i jashtëm polak: Polonia “nuk duhet të përjashtojë" mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë

“Ne duhet të pranojmë se Deti Baltik po bëhet një zonë e tensionit të lartë”, tha Bødskov, duke shtuar se kjo nuk ishte hera e parë që Rusia shkelte territorin danez.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *