Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia nis rekrutime në Kubë

Kuba ka zbuluar një rrjet të trafikimit njerëzor që ka detyruar qytetarët e saj të luftojnë për Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës.

Në një deklaratë paraditen e së hënës, ministria e jashtme nuk dha shumë detaje, por vuri në dukje se rrjeti i trafikut po vepronte në vendin ishullor të Karaibeve dhe brenda Rusisë.

“Autoritetet po punojnë intensivisht për neutralizimin dhe çmontimin rrjetit kriminal që rekruton qytetarët kubanë që jetojnë atje, madje edhe disa nga Kuba, në forcat ushtarake që marrin pjesë në operacionet e luftës në Ukrainë’ shtuan ata.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Në fund të muajit maj, një gazetë ruse raportoi se disa kubanezë kishin nënshkruar kontrata me forcat e armatosura të Rusisë dhe ishin dërguar në Ukrainë në këmbim të shtetësisë ruse.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse deklarata e ministrisë së jashtme kubane ishte e lidhur me këtë informacion, megjithatë Kremlini nuk i ka komntuar akuzat. 

Moska vitin e kaluar njoftoi një plan për të rritur ushtrinë e armatosur në 1.5 milionë trupa luftarakë, mission I vështirë për shkak të humbjeve gjatë luftës 18 mujore kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Kuba theksoi gjithashtu në deklaratë se tashmë kishte filluar ndjekjen penale të rasteve në të cilat qytetarët e saj ishin detyruar të luftonin kundër ukrainasve

Rruga Press

YouTube player