Bota

Lufta në Ukrainë/ NATO në “lëvizje”, Stoltenberg: Do të rrisim me 300 mijë numrin e forcave tona

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar edhe pozicionin e NATO-s për sigurinë.

Mediat e huaja shkruajnë se Aleanca do të rrisë masivisht numrin e trupave të saj në gatishmëri të lartë me më shumë se 300 mijë.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forca e reagimit të NATO-s do të transformohet.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të nivelit të lartë në mbi 300 mijë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Forca e Reagimit të Shpejtë e NATO-s ka rreth 40 mijë trupa deri më tani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *