Sport

Bajerni i Mynihut vendos çmimin përfundmitar për Levandovskin

Bajerni i Mynihut ka vendosur çmimin përfundimtar për blerjen e kartonit të sulmuesit polak, Robert Levandovski.

Sipas Sky Sports, çdo skuadër që interesohet për blerjen e 30-vjeçarit duhet të derdhë në arkat e klubit gjerman, 60 milionë euro (52 milionë paund).

Levandovski e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga rekordmenët gjermanë dhe synon vetëm Barcelonën.

Por ai ka hasur pengesat e klubit, pasi disa ditë më parë, Drejtori Sportiv Hasan Salihamixhiç u shpreh se polaku do të qëndrojë deri në 2023, kur i përfundon kontrata.

Megjithatë, Levandovski ka kërcënuar se nuk do të paraqitet në stërvitje, çka mund të detyrojë Bajernin që ta shesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *