Lufta në Ukrainë/ NATO në “lëvizje”, Stoltenberg: Do të rrisim me 300 mijë numrin e forcave tona
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar edhe pozicionin e NATO-s për sigurinë.
Mediat e huaja shkruajnë se Aleanca do të rrisë masivisht numrin e trupave të saj në gatishmëri të lartë me më shumë se 300 mijë.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forca e reagimit të NATO-s do të transformohet.
“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të nivelit të lartë në mbi 300 mijë”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Forca e Reagimit të Shpejtë e NATO-s ka rreth 40 mijë trupa deri më tani.
Rruga Press