Bota

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar 63 miliardë dollar dëme në infrastrukturë

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 63 miliardë dollarë dëme në infrastrukturë, sipas një vlerësimi të ri nga Shkolla e Ekonomisë e Kievit.

Sipas vlerësimit, i cili përllogarit ndikimin ekonomik të pushtimit rus të Ukrainës deri më 24 mars, të paktën 4,431 ndërtesa banimi janë dëmtuar, shkatërruar ose konfiskuar, së bashku me 92 fabrika e magazina dhe 378 shkolla.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Për më tepër, 12 aeroporte janë shkatërruar ose dëmtuar si dhe shtatë termocentrale ose hidrocentrale.

Ndërkohë Ukraina ka ngadalësuar disa nga përparimet ushtarake të Rusisë në vend, megjithatë shumë qytete janë goditur me raketa, sipas një këshilltari të Zelenskyt.

Mbrëmjen e djeshme në një intervistë për median e pavarur ruse, presidenti ukrainas Volidymyr Zelensky tha se Ukraina është gati të pranojë një status neutraliteti jo-bërthamor, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *