Bota

Zelensky kritikon Kremlinin: Rusët po i fusin ushtarët e rënë në qese plehrash

Presidenti rus, Volodymyr Zelensky ka hedhur akuza të rënda kundrejt Rusisë, duke kritikuar autoritetet ruse për trajtim barbar të trupave tyre ushtarakë.
Zelensky tha se Kremlini i fut ushtarët rusë të rënë gjatë luftës në qese plehrash, raporton The Kyiv Indipendent.

“Është e frikshme sepse kur ata trajtojnë në këtë mënyrë njerëzit e tyre, atëherë si do trajtojnë të tjerët? Është barbare dhe do të përfundojë keq,” thuhet të ketë deklaruar Zelensky në një intervistë për një media të pavarur ruse.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Në intervistë Zelensky tha se Ukraina është gati të pranojë statusin e neutralitetit jo-bërthamor që Rusia ia ka vënë si kusht për të ndaluar luftën.

Ndërkohë rregullatori i medieve në Rusi kërkoi nga mediet të mos e transmetojnë intervistën e presidentit ukrainas, përndryshe do të penalizohen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *