Bota

Lufta në Gaza, sekretari amerikan i Shtetit paralajmëron Iranin: Mos bëni gabim të sulmoni personelin amerikan!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kërkoi nga autoritetet izraelite që të mbrojnë civilët palestinezë ndërsa bëri thirrje që të dërgohen ndihma humanitare në Gaza.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Blinken theksoi se Izraeli të marrë masa për ushqimin, ujin dhe ilaçet. Gjatë fjalimit, Blinken paralajmëroi edhe Iranin.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se do të punojë me kryediplomatin kinez Wang Yi për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme kur ata të takohen më vonë këtë javë. Wang Yi do të mbërrijë në Uashington të enjten.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një avion rus shkeli hapësirën e saj ajrore

Rruga Press

YouTube player