Bota

Ambasadori i Izraelit kërkon dorëheqjen e shefit të OKB-së

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka kërkuar që shefi i OKB-së të dorëhiqet pasi Antonio Guterres ka thënë se sulmet e Hamasit nuk ndodhën në “vakum”.

“Nuk ka justifikim ose qëllim që të flitet me ata që tregojnë mirëkuptim për veprimet më të tmerrshme të kryera kundër qytetarëve të Izraelit – jo më pak nga një organizatë e shpallur terroriste”, ka thënë Erdan.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ambasadori ka shkruar në X për këtë: “I bëj thirrje Guterresit të japë dorëheqje menjëherë”.

Guterres ka thënë të martën në një takim të OKB-së se “vuajtjet e popullit palestinez nuk mund t’i justifikojnë sulmet e Hamasit”, ashtu si edhe ato sulme “nuk mund ta justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit ngulfatës për 56 vjet. Ata i kanë parë tokat e tyre të tkurren vazhdimisht nga kolonizimet dhe të goditen nga dhuna. Ekonomia e tyre është mbytur. Njerëzit janë zhvendosur dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Shpresat për zgjidhje politike për çështjen e tyre janë zhdukur”, ka deklaruar Guterres. 

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Rruga Press

YouTube player