Lajme

‘Lista Serbe në Kosovë duhet të shpërbëhet, drejtuesi kryesor i saj udhëhoqi sulmin terrorist’

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç, ka kërkuar që të shpallën sa më parë zgjedhjet për kryetarë dhe këshillat komunalë në katër komunat në veri të Kosovës, duke thënë se ata janë gati të marrin pjesë në to.

Por analisti Jakub Bielamowicz për Evropën Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, gjykon se është partia Lista Serbe duhet të ndalohet nga çdo zgjedhje dhe të shpërbëhet.

Lexo më shumë  Këtu, as fundi nuk ka fund! Çfarë ka ngelur më pa ndodhur?

Analisti shkroi në rrjetin X se: “Presidenti Vuçiç i Serbisë e udhëzon Listën Serbe të Kosovës që të bëjë thirrje për zgjedhje në veri.  Si një organizatë kriminale, udhëheqësi kryesor i së cilës Radoiçiç drejtoi një sulm terrorist më 24 shtator, Lista Serbe duhet të ndalohet nga çdo zgjedhje dhe të shpërbëhet. Së pari, Lista Serbe duhet të mbledhë firmat (kërkohen 20%)” tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ushtaraku i FSK-së, Ismail Ahmeti siguron vendin e dytë në Iowa
YouTube player