Bota

Lira turke ra në nivelet më të ulëta historike pas fitores së Erdoganit

Lira turke ra në nivelet më të ulëta historike kundrejt dollarit amerikan pas fitores së Rexhep Tajip Erdogan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë.

Monedha turke ka humbur më shumë se gjashtë për qind të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2023 dhe vlera e saj ka rënë me më shumë se 90 për qind në dhjetë vitet e fundit.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

“Fitorja e Erdoganit nuk ofron siguri për investitorët e huaj”, tha eksperti i kompanisë Telimer, Hasnain Malik.

Ai beson se ka pak shanse që presidenti i Turqisë t’i kthehet politikës ekonomike standarde pas zgjedhjeve.

Gjatë dy viteve të fundit, Banka Qendrore e Turqisë ka ulur gradualisht normën e interesit referencë, nga 19.0 për qind në 8.5 për qind aktualisht.

Inflacioni në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të statistikave Turkstat, ishte 43.68 për qind në muajin prill.

Lexo më shumë  Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konflikteve në Ballkan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *