Lajme

FOTO| Thaçi shkon në Kosovë, zbulohet shkaku

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet këtë të hënë në Kosovë. Arsyeja që ish-presidenti ka lënë ambientet e qelisë në Hagë është marrja e lejes për të vizituar nënën e tij e cila ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi.

I shoqëruar nën masa të rrepta sugurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së ëmës.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  ka pasur në trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë tashmë ndodhet në banesën e saj ku po vijon marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.

Vizita e Thaçit është vetëm një ditë dhe ai pritet të kthehet sërish në qelitë e paraburgimit në Hagë gjatë pasdites.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *