Lajme

Lihet në qeli Thoma Gëllçi, ish-drejtori i RTSH mohon akuzat

Ish-drejtori i RTSH-së Thoma Gëllçi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në procedurat e një tenderi të zhvilluar në vitin 2018, është lënë në qeli.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK duke lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” Gëllçin dhe tre personat e tjerë të arrestuar për këtë çështje javën e kaluar.

Gëllçi nuk ka pranuar akuzat. “Gjithçka ka të bëjë me rikandidimin tim, nuk kam shkelur ligjin”, mësohet të jetë shprehur ai.

“Në proçedurën e prokurimit ‘Proçedurë e hapur’, me objekt ‘Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro’, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave… Po kështu, nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi Thoma Gëllci., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi…”, njoftoi SPAK.

Lexo më shumë  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sipas prokurorisë, Gëllçi ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera dhe tjera, kanë qenë dy kompani EURO Contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO kanë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Referuar dosjes, të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Lexo më shumë  Bashkitë në Shqipëri mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023 nga taksa e infrastrukturës

Së bashku me Gëllçin, SPAK urdhëroi arrestimin edhe të 3 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ervin Muraj, Alban Malaveci dhe Julian Tapia. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *